Show-Bizz

Kim Kardashian: Kam qarë kur Kanye më tha se ke stilin më të keq të veshjes

14:47 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Kardashian ka bërë një rrëfim shumë interesant, teksa ka folur për stilin e saj të veshjes. Ajo është shprehur se fillimisht bashkëshorti Kanye West nuk kishte pëlqyer asgjë nga veshjet e saj dhe i kishte thënë se ajo ka stilin më të keq të të veshurit. Duke qenë se nuk pëlqente asgjë nga veshjet e saj, Kanye ia mbushi dollapin Kimit me veshje të firmave më prestigjioze duke i krijuar asaj një gardërobë shumë të pasur.




“Ai ma boshatisi dollapin. Kisha thuajse 250 palë këpucë dhe prej tyre më la vetëm 2 palë. Realisht, kam qarë”-është shprehur Kim Kardashian. Ajo theksoi se kur Kanye i bleu aq shumë veshje nga stilistët më të famshëm, shumë prej tyre nuk i njihte.

“Daily Mail” bën të ditur se Kim ka punuar më parë si ndihmëse e Paris Hilton për veshjet, duke e ndihmuar atë në rregullimin e gardërobës. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.