BOTA

Lamtumirë meme! Nuk do të ketë më foto për të qeshur

14:17 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti Evropian ka miratuar projektligjin aq shumë të diskutuar për të drejtat e autorit në internet.




Kryesisht bëhet fjalë për memet, foto origjinale të redaktuara me thënie humoristike apo satirë, të cilat këtej e tutje nuk do të lejohen më.

Neni mjaft i diskutuar 13, mori 15 vota pro dhe 10 kundër. Sipas këtij neni, ofruesit e platformave duhet të “marrin masa të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre”.

Kjo potencialisht do të thotë se kompanitë e teknologjisë do të detyroheshin të skanojnë çdo gjë të vetme të postuar në faqet e tyre dhe të hiqnin gjithçka që mendonin se mund të vidhet.

Fushatat paralajmëruan se një nga viktimat më të mëdha të legjislacionit të propozuar do të ishin memet online, të cilët shpesh përdorin imazhe që janë subjekt i së drejtës së autorit.

Figura të shquara nga industria e teknologjisë, shkruan një letër të hapur për Presidentin e Parlamentit Europian, duke paralajmëruar se Neni 13 paraqet një “kërcënim të menjëhershëm” për të ardhmen e internetit.

Tashmë fjala e fundit i takon Parlamentit Evropian në korrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.