Rajoni

Maqedonia zyrtarisht me emrin e ri, Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë

13:48 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua marrëveshja e emrit me Greqinë.




Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se me ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë ruhet identiteti shtetëror dhe kombëtar i Maqedonisë, ndërkohë që tha se duhet të bashkohemi “që në Bruksel të valojë flamuri i Maqedonisë”.

“Me këtë vendim, jo vetëm fitojmë një mik, partner strategjik, jo vetëm që garantojmë stabilitetin dhe sigurinë, por realizojmë edhe aspiratën shekullore të paraardhësve tanë, që përfundimisht të pranohet në botë një shtet në të cilën flasin gjuhën maqedonase. Për këtë çështje të rëndësishme, qytetarët e Maqedonisë do të sjellin vendim se çfarë ardhmërie synojnë”, tha Zaev.

Ratifikimi i marrëveshjes së emrit me Greqinë vjen pasi “dritës jeshile” që mori dje në Komsionet kuvendore, pas nënshkrimit të saj në Prespë gjatë së dielës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.