KULTURË

Neritan Liçaj: Jam bir ushtaraku e në luftë me Ramën, mos luaj me fatin tim

12:10 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Ka vijuar edhe më e ashpër dje protesta e artistëve para Teatrit Kombëtar në kundërshtim të projektligjit që i hap rrugë shembjes së godinës dhe ndërtimit të një të riu me PPP. “Meqë kjo qeveri ka ardhur me platformë rilindjeje, të tërheqë këtë projektligj dhe pastaj të bëjmë një ligj tamam. Kryeministri po kërkon asgjësimin e arti-stëve. Por kur vjen puna te asgjësimi, asgjësimin tim e vendos vetëm unë. Kur bëhet fjalë për mua, jemi në luftë. Jam në betejë dhe këtë e di mirë se jam djalë ushtaraku. Nuk mund të luajë me fatin tim. Do e vras, ose do më vrasë.




Nëse tregon dashuri ka mirënjohje, ndryshon puna”, – tha dje Neritan Liçaj. Ai tha se nëse pranon të jenë kryeshërbëtori ynë, duhet të ulet e të na shohë në sy.

“E kuptoj dashurinë për pushtet dhe e kuptoj kur pushteti të errëson sytë e shikimin. Timonieri ka ikur në drejtim të paditur, jo në drejtimin e duhur. I shtrijmë dorën e le të vijë të bisedojmë. Nëse do rrimë secili nga ne në istikame, s’do zgjidhim asgjë. Ju shtrijmë dorën të gjithëve, edhe ministres”, – tha Liçaj. Ai nga ana tjetër i bëri apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për çështjen e teatrit. “Romana Vlahutin duhet të flasë. Europa vë bast se mbështet artistët. Nuk është lufta vetëm për një Teatër Kombëtar, por edhe një Teatër Kombëtar”, theksoi Liçaj.

Më tej, ai kërkoi të dijë çfarë do bëjnë deputetët e votuar nga populli. “Çfarë pozicioni do i japin vetes deputetët? Ata policë që do të vijnë të shembin teatrin, atë natë në darkë kur të shkojnë në shtëpi, ai i INUK çfarë do u thonë fëmijëve? Kur të jenë në darkë në shpi, a do jenë polici apo qytetari?”, tha Liçaj.

Sipas tij, kjo është Shqipëria – nuk është prova e askujt. “Kemi të drejtë të ekzistojmë e nuk duhet të jemi numra. Europa nuk funksionon kështu, këtë e dimë të gjithë. Nëse duan të jenë europiane, të fillojnë të mendojnë si europiane”, tha ai. Më tej fjalën e mori Anila Bisha, e cila kujtoi se ka 27 vjet që punon në teatër që “kur Rama ia vuri syrin këtij teatri, në fakt këtij trualli. Atëherë emrat e artistëve ishin të mëdhenj e askush nuk kishte frikën e kontratave. Ata arkitektët ishin drejtorë shteti. Aktorët janë në pikë të hallit. Aktorët janë nën terror. Ata që e kanë krijuar karrierën me talent. Shkojmë në VC-në e drejtorit kur dalim nga shfaqja se s’kanë investuar në këtë teatër”, tha Bisha.

Më herët aktivistja Alida Karakushi tha se në Komisionin e Medias u ndjenë si dekor. “Nuk u menaxhua mirë as nga PD. Kryebashkiaku nuk njeh rregullore. Stadiumi ishte pjesë e trashëgimisë kulturore, u shndërrua. Teatri ka komunitet, ka aktorë që kanë treguar integritet, si Kabashi, Ndrenika. Këtu ka komunitet e ka reagim. Ju që ofendoni protestuesit, jeni diktatorë. Kryebashkiak jeni mafioz, sharlatan, premtove se s’do kishte leje. Sa leje ke dhënë? Presidenti të mos bëjë qoka me artistët, ndërsa opozita të ngrejë komision hetimor”, tha aktivistja.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.