Nostalgji

Nostalgji/ Ku i kanë humbur unazat Erion Braçes?

16:00 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ku i kanë humbur unazat Erion Braçes?




Deputeti Erion Braçe duket se është i pari që u ka dhënë jetë mesazheve të tij. Në kongresin e fundit të partisë së tij, Braçe iu drejtua një prej kolegëve të tij me fjalët: “duart e zbukuruara me unaza diamanti” dhe nuk ka zgjatur shumë dhe vetë Braçe ka zhdukur unazat nga duart e tij. Nuk dimë nëse ato kanë qenë me gurë diamanti, por ama dihet që ai i ka hequr nga duart aksesorët e tij të dashur. Fillimisht kur pamë këtë foto të Braçes të ulur në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, menduam se ndoshta Erioni është dobësuar gjatë ditëve të grevës, por në fakt ai pa unaza është parë edhe në disa dalje të tij publike para se të niste greva, kështu që kjo hipotezë ra poshtë, gjë që na lë të besojmë variantin e parë, që ka lidhje me moralin brenda Partisë Socialiste.

Ky shkrim u botua më 15 maj 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.