Kronikë

Qëlloi me 4 plumba burrin, gruaja qan në gjykatë: Nuk e di pse e vrava

13:22 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në gjendje të rëndë psikologjike gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit, ka dalë para Gjykatës.




Violeta Donaj ka qarë në sallën e gjyqit, ndërsa ishte në pritje të vendimit për masën e sigurisë. Gjykata e Laçit vendosi “arrest me burg” dhe çështja i kaloi Krimeve të Rënda.

35-vjeçarja e cila vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj kërkoi falje dhe u lut para gjykatës, por kjo nuk i shërbeu për asgjë.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.

Deklarata në polici

“Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz.U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar.

Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi policia. Kishim probleme. Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.