Kronikë

Aksident me vdekje në Tiranë, 31-vjeçari përplas të moshuarin

16:01 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka aksidentuar për vdekje një të moshuar.




Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibrës” Tiranë, ndërsa viktima është identifikuar si  B.M. 64-vjeç, banues në Tiranë.

I moshuari pasi u përplas nga automjeti tip “Ford”, është dërguar në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit E.H. po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.06.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi E.H., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin B.M., vjeç 64, banues në Tiranë, i cili vdiq në spital. Neni 290 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.