Horoskopi

Horoskopi i datës 21 Qershor 2018

00:00 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këtë ditë, humori juaj është i lidhur me melankolinë e kësaj ditës, me planetët që nuk i keni shumë në favor. Do të keni apati dhe mungesë motivimi për të punuar. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.

Kjo ditë do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar, ose të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Do t’ju duhet të pranoni disa kompromise. Solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.

Në përgjithësi jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çift, me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.

Me mbështetjen e shumë planetëve në harmoni, dita fillon me mbarësi. Të arrini objektivat do të jetë një lojë fëmijësh. Një takim i papritur me një mik të vjetër do të bëjë që të ndryshoni planet për mbrëmjen.

Të kapur nga doza të vogla dembelizmi është një “luks i nevojshëm”, por nëse e teproni mund të humbni të gjithë ditë dhe mund të pendoheni shumë të nesërmen. Plutoni, i cili ju mbështet prej shumë vitesh, do të vazhdojë të jetë një mik i vetëm dhe i vërtetë. Ndërkaq, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yjet e tjera.

Ditë me fat. Të ndihmuar nga bashkëpunimi i Hënës, Venusit, Marsit dhe Uranit jeni në një pozicion mbarësie! Do të ketë një shans edhe për ata që nuk pëlqejnë vetminë. Ndoshta nuk do të gjeni shpirtin binjak, por dikë që është pak a shumë ashtu.

Kjo është dita ideale për të lënë mënjanë gjërat që nuk shkojnë në fushën profesionale dhe të përgatiteni për një ndryshim të qenësishëm të strategjisë ose objektivave. Ndërkohë, shmangni të menduarit e gjërave shumë të mëdha dhe matini mirë mjetet dhe burimet që keni në dispozicion.

Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje ndër aksionarë mund të prishet. Ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.

Më mirë t’i lini gjërat ashtu siç janë, sot që planetët nuk janë shumë të favorshëm dhe ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi. Po u mbush plot kupa, derdhet.

Nuk jeni nga ata që lini t’ju ikë një mundësi për të dëfryer, sidomos kur një Hënë e zjarrtë dhe e hareshme ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve të ditës që keni, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën e saj.

Sot do t’ju duhet të përshpejtoni gjërat, sidomos nëse fitimi vjen menjëherë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi do të keni dëshirë të kryeni shumë blerje sot. Megjithatë, nëse vendosni të bëni blerje të mëdha, tregohuni të zgjuar në zgjedhje.

Do të jetë një ditë emocionuese dhe me shumë zhvillime. Yjet ju shtyjnë që të dilni, të takoni njerëz të rinj, të argëtoheni dhe të zbuloni botën e kulturës. Është ditë ideale për të organizuar një udhëtim, qoftë për punë, qoftë për kënaqësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.