Nostalgji

Nostalgji/ I humburi Erion Veliaj. Arta këtë herë gabon me pantallonat. Ngjela dhe Vali në të njëjtin krah

16:00 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: I humburi Erion Veliaj. Arta këtë herë gabon me pantallonat. Ngjela dhe Vali në të njëjtin krah




I humburi Erion Veliaj

Ata janë bërë epiqendra e vëmendjes së opinionit publik; greva dhe protagonistët e saj. Sot po u sjellim një fragment të Erion Veliajt, Olta Xhaçkës dhe Elisa Spiropali, të cilët dikur kanë qenë bashkë në të njëjtin krah në partinë G99, lider i së cilës është Veliaj. Padyshim në këtë rast më e fituara është Xhaçka e cila me “tradhëtinë”, që i bëri Veliajt ia arriti të bëhej deputete. Ndërsa tentativa e Spiropalit për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë mbeti thjesht një ëndërr, edhe pse nuk i doli keq se është bërë kryetare e Forumit Rinor të Partisë Socialiste. E pra siç dihet më i humburi mes tyre në këtë rast është Erioni.

Arta këtë herë gabon me pantallonat

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade gjithmonë është shquar për përzgjedhjen e veshjeve dhe performancave të saj. Por këtë herë nuk ka shënuar në shenjë. Pantallonat e gjera duket se nuk janë për stilin e saj, ashtu si edhe këpucët e sheshta. Kështu që ne të “Bluetooth” e këshillojmë të kthehet tek stili i saj elegant, me fund dhe taka fine dhe të heqë dorë nga pantallonat.

Ngjela dhe Vali në të njëjtin krah

E kush e kishte menduar se do të ishin në të njëjtin krah. Por ja që kohët ndryshojnë. Kjo është në fund të fundit politika. Kryetari i partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela prej kohësh është bërë aleat i Partisë Socialiste. Madje ai është bërë një nga zërat më të fortë mbështetës gjatë protestave që po organizon kjo Parti para Kryeministrisë. Në hapje të protestave ai është kapur në krah me deputeten Valentina Hysi (e cila nuk harron të rregullojë herë pas here jakën e xhaketës), ashtu siç duket pas tyre edhe ish-demokrati Preç Zogaj.

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.