Rajoni

Mitchell: SHBA-ja dhe BE-ja duan reformimin e Ballkanit

17:39 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Wess Mitchell, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë synim të përbashkët reformimin e Ballkanit në rrugën drejt BE-së.




Mitchell, në një fjalim në Institutin Carnegie Europe në Bruksel, tha se pavarësisht disa dallimeve midis SHBA-së dhe BE-së, ka shumë çështje që i bashkojnë aleatët.

“Amerika dhe Evropa kanë interes të përbashkët që bota të jetë e lirë, që Rusia të përgjigjet për aneksimin e Krimesë, që të ndalojë përdorimi i armëve kimike dhe që të ndërpriten politikat e padrejta tregtare të Kinës”, tha Mitchell.

Ai po ashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian rreth Kosovës dhe Serbisë.
Dy vendet janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.