Nostalgji

Nostalgji/ Dëfrimi i Rona Nishliut. Ish-gruaja e Kastro Zizos,në jetë nate

16:00 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Defrimi i Rona Nishliut. Ish-gruaja e Kastro Zizos,në jetë nate.




Dëfrimi i Rona Nishliut

Ronës i pëlqen shumë të dëfrejë dhe të zbavitet me mikeshat e saj dhe padyshim një ndër to është edhe Flaka Krelani, madje një mikeshë e ngushtë. Duke parë këtë foto, e teksa shohim Ronën që qesh kaq shumë e i drejtohet më pas Flakës, mendja të shkon tek vera, që si gjithmonë vajzat i bën të qeshin më tepër, por ja që vajzat po pinë lëng frutash dhe neve na mbetet të mendojmë që batutat e shumta i kanë lënë vendin të qeshurës së shumtë. Nga ‘e mekura’ e Ronës, Flaka është ndjerë paksa në siklet, aq sa ka nisur të shohë rreth e rrotull nëse ndokush po i shihte apo jo.

Ish-gruaja e Kastro Zizos,në jetë nate

Ndarja e tyre qëndroi në kopertinat e mediave rozë për shumë javë me radhë… Ai nuk e pranonte ndarjen, në ndryshim nga ajo, që e ka pohuar gjithmonë këtë gjë… Jola, ish-gruaja e Kastros ka vendosur që kohët e fundit t’i përkushtohet më shumë vetes… Siç e shikojmë edhe nga foto, Jola ka vendosur të dëfrejë nën shoqërinë e miqve në një nga klubet e natës. Mesa duket ajo tani e ka hedhur pas historinë me Kastron dhe dëshiron që një tjetër jetë të nisë për të…

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.