Rajoni

Përfundon kriza greke, ministrat evropianë pajtohen që Greqia t’i japë fund programit të shpëtimit

11:07 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rreth tetë orë negociatash, Ministrat e Eurozonës kanë arritur parimisht në një marrëveshje që Greqia t’i japë fund programit tetëvjeçar të shpëtimit, në mënyrë që t’i menaxhojë më mirë borxhet.




Ministrat e Financave të 19 kombeve kanë arritur një kompromis në orët e para të 22 qershorit, pas negociatave maratonike në Luksemburg.

Sipas marrëveshjes, Greqia mund ta shtyjë pagesën e 110 miliardë eurove të kredive të marra nga Fondi i Kursimeve Shtetërore të Efsf për 10 vjet dhe “periudha e purgatorit” zgjatet për 10 vjet të tjera (d.m.th., ajo në të cilën nuk do ketë dënime nëse kredia nuk paguhet).

15 miliardë eurot e këstit të ndihmës përfundimtare do t’i japin qeverisë një kapital që do të mbulojë të gjitha nevojat financiare të vitit të ardhshëm.

“Kriza greke përfundon sonte këtu”, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike, Pierre Moscovici.

“Më në fund do t’i japim fund kësaj rruge, e cila ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Ky është moment historik”, ka thënë ai.

Teksa në deklaratën përfundimtare të Eurogrupit, thuhet se: “Greqia po e liron programin e ndihmës me një ekonomi më të fortë, të fituar falë reformave dhe është e rëndësishme që ajo të vazhdojë me përpjekjet për reforma”.

“Procesi ka zgjatur pak më shumë se që kemi pritur, mirëpo ka përfunduar mirë”, është shprehur ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos.

“Mendoj se ky është fundi i krizës greke.. moment historik”, ka thënë ndër të tjera ai

Në tetë vjet, Athina ka marrë më shumë se 273 mld euro ndihma në kuadër të tre programeve të shpëtimit, në këmbim të reformave dhe masa kundër shpenzimeve të tepërta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.