Kryesore

Aksidentohet për vdekje 12-vjeçarja, arrestohet shoferja

15:11 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 12-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.




Pas aksidentit me mitura është dërgua në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtueses së automjetit dhe po mbahet në komisariatin e Kavajës, ku merret në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.