Rusi 2018

Belgjika shpartallon Tunizinë

16:03 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belgjika ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër falë fitores 5-2 kundër Tunizisë e vlefshme për grupin G, duke treguar së është një nga pretendentët për tu shpallur kampion.




Dopietat e Lukakut me Hazard, si dhe goli i Batshuait i siguruan fitoren e dytë skuadrës së Martinez, ndërkohë që për Tunizinë shënuan Bron dhe Khazri.

Me triumfin e sotëm, Belgjika konfirmohet si një ndër favoritët për të fituar trofeun, teksa në 2 ndeshje ka arritur të shënojë 8 gola dhe vetëm 2 të pësuar.

Belgët kryesojnë Grupin G me pikë të plota, ndërkohë që në ndeshjen e fundit do të ndeshen me Anglinë për të ndarë edhe vendin e parë.

Belgjikë-Tunizi 5-2

Hazard 6′ (p), 51′,  Lukaku 16′ , 45+4′ , Batshuai 89′ / Bron 18′ , Khaziri 90+3′

Formacionet

Belgjika (3-4-2-1): Kurtua; Aldervaireld, Bojata, Vertongen; Mënie, Vitsel, De Brujne, Karrasko; Mertens, Hazard; R. Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.

Tunizia (4-2-3-1) : Ben Mustafa; Ben Jusef F, Meriah, Ben Jusef S, Maloul; Sasi, Skhiri; Badri, Bron, Kaiui, Khazri. Trajner: Nabil Maaloul


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.