Rusi 2018

Bënë shqiponjën, Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë dënimin nga FIFA

15:38 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjën dykrenare bëri bujë në të gjithë mediat botërore. Të shumta kanë qenë komentet për festën e shqiptarëve, të cilët përmbysën avantazhin e Serbisë.




Në një artikull të kushtuar sfidës së djeshme, “Gazzeta Dello Sport” shkruan se futbollistët shqiptarë rrezikojnë penalizmin nga FIFA, pasi gjesti i tyre mund të konsiderohet si provokim ndaj serbëve.

Gjithsesi e gjitha është në dorën e FIFA-s.

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E keni gabim kunderta shqiptari.com, e kunderta eshte e verteta
    Edhe Xhaka edhe Shaqiri do te dekorohen nga FIFA ngase , ky eshte nji event nderkombtar , eshte kampionat futbollit i kombeve dhe kombtareve te botes te cilin e afrimon organizon dhe e finsncon FIFA dhe nepermes te cilit ajo afrimon simbolet dhe ndjenhat kombtare te gjithe popujve te botes. Dhe , dihet se Xhaka dhe Shqiri jane te fudbollist rij te deklaruar shqiptar nga prindrit e tyre shqiptar te cilet jetojne ndereshem dhe punojne jashte Kosoves , ne Zvicer . Si cdo fudbollist tjeter , edhe ata dy jane trajnuar si duhet te fitojne dhe si duhet te japin gola ,me pune dhe sakrifica te mundimeshme dite dhe vite te tera por, jane trajnuar dhe mesuar si ti gezohen fitores. Ata nuke preken ndjenjat e askujt ne kampionat kure pssi shenuan gola , me dy duar simbolizusn shqiponjen dykrereshe te Flamurit Kombtar Shqiptar sepse , edhe ata dy futbollistet edhe gjithe shqiptaret tjere ne Shqiperi ,Kosove , Maqedoni , Mal te Zi , Serbi dhe kudo qe jane ne gjithe boten kete simbol te shqiponjes dykrereshe kane, te cilat simbole bashke me himnin e kombtareve FIFA i afrimon dhe emiton para fillimit te ndeshjeve . Dhe , mose te vazhdoje me tutje te jape fakte pse Xhaka dhe Shaqiri duhet te shperblehen nga FIFA e jo te denohen pse keshtu kerkon e smura e Ballkanit Serbi me arsyetim idiotesk se ky simbol gishtetijsh i shqiponjes dykrereshe na qenka paralajmerim i Shqiperise se Madhe kurse per , 4 S ne fanelat e futbollusteve serb qe ka domethenjenen e formimit te Serbise se Madhe ( Samo Srbin Srbiju Spasava – Vetem Serbi e Shpeton Serbine ) cfare te thuhet ose , pse per keto simbole serbe deri sot askush nuk u ankua ne FIFA apo ,asnji shqiptar sipas mendesise se smure td shoveneve serb nuk u dashka ti eksponoje ndjenhat dhe simbolet e tije kombtare kurse per serbet kjo na qenka e lejuar ..ashtu pra mendojne serbet por , me vjene keqe qe ashtu mendojne edhe disa kalamaj shqiptar te portalit shqiptari.com mirpo , per fat te keq te serbeve , FIFA nuk mendon ashtu ngase pikrisht afirmimit i ndjenhave dhe simboleve kombtare eshte qellimi kryesor i Organizates Bitrore te Futbollit FIFA edhe organizimeve te kampionateve dhe eventeve te ndryshme boterore sportive
    Ndryshe ,mire do te ishte qe per ara serb , qe shprehjen e simbolevw kombtare Shqiptare e konsiderojne si provokimi te sherohen ne ndonji institucion neurologjik nderkombtar por , te sherohen edhe ata shqiptar
    ( si dikur Enver Hoxha me kliken e e tij kriminale dhe antishqiptare dhe sot paseardhes te tij) qe mendojne se cfardo qe thuan dhe shkruajne serbet si papagaj dhe sherbetor qe jane , ti ndjekin verberishte ata , te cileve prej kohesh u ka perenduar koha …!

    Përgjigju ↓
  2. Ne nuk je urrejmë! Gabim e keni! Jemi të lumtur,

    shumë të lumtur pa shtetin serb. Tani kemi edhe ëndrra,
    kur ishim me ju, kishim vetëm makthe! Thjesht,

    ju që alarmoheni për simbolikën e flamurit, jeni për keqardhje!

    E keqja është shumë fish më e madhe, kur fqinji gjendet

    në atë derexhe. Si shteti serb! Ja, kjo është arsyeja,

    pse ndjejmë keqardhje për ju!

    Për Serbinë ndoshta ishte „provokimi“ i parë jashtë, por shteti serb duhet të kuptojë, se do t‘i shërbehen vazhdimisht, jo vetëm me shqiponjën, që e urrente në Kosovë dhe tani i shfaqet para turinjve në mes të Rusisë, por do të zemërohet edhe në shumë fusha tjera!

    Qindra mijëra shqiptarëve, shteti serb, u ka shkaktuar tragjedi; i dëboi, i deportoi dhe ata, kanë qindra mijëra fëmijë, që sot apo nesër, do të bëhen të famshëm dhe, elita nacionaliste serbe, do të gjejë gjithmonë ndonjë “argument” për të quajtur një gjest shqiptar si „provokacija!“

    Shteti serb do të vetëdijesohet, kur të turpërohet për projektet e shfarosjes së shqiptarëve që nga Obrenoviqi, Çubrilloviqi, (nga edhe sot mësoni për shqiptarët), Garashanini, Ivo Andriçit, Dobrica Çosiqi, Rankoviçi, deri te doktrinat e Akademisë Serbe, Kishës Serbe dhe të Millosheviqit!

    Kur ju këta t‘i mësoni në shkolla si për Hitlerin gjermanët, atëherë mund të thuhet se shteti serb ka bërë një hap drejt civilizimit! Ju edhe jashtë përpiqeni të impononi norma tuaja, si në vitet e 90 Millosheviqi dhe me zagarët tuaj, përpiqeni t’i ndaloni edhe lëvizjet e duarve, sepse ju, mund të bëheni nervoz! Vuçiq, po imagjinoni edhe Europën si Jugosllavinë dikur! Nuk bëhet kurrë!

    Ne nuk je urrejmë! Gabim e keni! Jemi të lumtur, shumë të lumtur pa shtetin serb. Tani kemi edhe ëndrra, kur ishim me ju, kishim vetëm makthe! Thjesht, ju që alarmoheni për flamurin, jeni për keqardhje! E keqja është shumë fish më e madhe, kur fqinji gjendet në atë derexhe. Si shteti serb! Ja, kjo është arsyeja, pse ndjejmë keqardhje për ju! E pastaj, mund edhe të kuptohej disi, sikur të ishte flamuri i Kosovës, që akoma shpurdhni për të mos e pranuar. Ne, Vuçiq, nuk jemi të ndarë pse e deshëm, por pse ju na pushtuat!

    Keni halitur veten dhe çdo gjë, përjetoni si gjykim, si Gjykatë të Hagës, sa trajneri juaj, të pohojë se arbitri, meriton proces për Krime kundër Njerëzimit. Cilit njerëzim? Kush nuk iu gëzua fitores zvicerane, pos Serbisë, ndoshta edhe Rusisë?

    Për t’ju urryer, ne duhet të merremi çdo ditë me shtetin serb. Jo, nuk e bëjmë. Përpiqemi të ndërtojmë armatë, të sjellim investime dhe të jetojmë jetën më në fund pa kontrollin e paramilitarëve dhe armatës dhe policisë serbe. Vet fakti se ato hordhi, nuk gjenden më në Kosovë, na ndihmon të mos kultivojmë ndjenja të urrejtjes! As të hakmarrjes, jo!

    Nuk ju urrejmë! Gabim e keni! Ne duam drejtësi vetëm për mizoritë e shkaktuara, së paku për ata 13.500 të vrarë dhe 3.000 të varrosur nëpër Serbi. Së paku për ato 20.000 gra të dhunuara. Shtëpitë i kemi rindërtuar! Meqenëse shteti juaj publikisht shpreh urrejtjen ndaj nesh, në shumë mënyra, në shumë sfera të jetës politike dhe sociale, tani ju mendoni se edhe ne duhet të ju urrejmë. Nuk e bëjmë Vuçiq! Nuk biem në atë gjendje primitive! Ministrat tanë nuk futen në Serbi, si kontrabandistë në mënyrë ilegale! Nëse sukseset tona brenda dhe jashtë, i perceptoni si dështime serbe, atëherë do të vuani edhe këtë shekull, sepse nuk mund të çliroheni nga narcizmi, nga megalomania, nga hegjemonia, nga ndenjja e vogëlsisë, nga urrejtja dhe përbuzja patologjike ndaj popujve që ju rrethojnë!

    E fundi i fundit, për urrejtje, as nuk kemi kohë, e nuk kemi as dëshirë të merremi me ju! Ne ju kemi hequr qafe një herë e përgjithmonë! Brenda kanë ngelur vetëm udbashët tuaj, që një ditë, edhe ata do të kapen! Ne punojmë, studiojmë, këndojmë, dhe zbulojmë nëpër qendra të ndryshme të Perëndimit! Dhe, nëse sukseset e atyre që i çrrënjosët ju, ju trishtojnë, atëherë nuk mund të ju ndihmojë askush, pos riedukimit! Me pedagogjia moderne, me civilizim, jo me “Naçertania.” Me çlirimi nga nacional-fashizmi, me një lloj auto-ekzorcizmi, mund t’i kthehen botës reale dhe pastaj të gjunjëzoheni në Prekaz, si Willy Brandt në Varshavë! Drekur të mburreni me projekte fashiste, të shkruara para Hitlerit e Musolinit, do të keni probleme për të kuptuar botën dhe do të vuani edhe për lëvizje të duarve!

    Përgjigju ↓