AKTUALITET

DETAJE/ Përplasen tre makina afër Rinasit, 6 të plagosur. Një 23-vjeçare në gjendje të rëndë

08:20 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Rinas-Kashar. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë plagosur rëndë gjashtë persona.




Nga sa mësohet, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia ka bërë të ditur se shtetësia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi në këtë aks.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetësia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.