AKTUALITET

EMRI/ U arratisën nga burgu në Greqi, arrestohet një nga shqiptarët

12:47 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vihet në pranga njëri nga shqiptarët, të cilët pak ditë më parë arritën të arratisen nga komisariati i policisë greke, në Argyroupolit.




Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është vënë në pranga 24-vjeçari Gertian Vrushaj.

Mësohet se i riu shqiptar, u rrethua në një zonë jo shumë larg vendit nga ku u arratis, ndërsa ishte fshehur në një dollap rrobash.

Kujtojmë se ai u arratis ditën e martë, nga ambientet e paraburgimit të komisariatit të policisë.

Më konkretisht katër shqiptarët, pasi prenë kangjellat e hekurit, u hodhën nga kati i dytë i ndërtesës, nga një lartësi prej afro dhjetë metrash


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.