Kryesore

Gjermania fiton me “frymën e fundit” ndaj Suedisë, Kroos shënon golin e karrierës

22:02 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermani ka fituar kundër Suedisë, duke hedhur një  hap të rëndësishëm për të kaluar në raundin tjetër të kampionatit Botëror.




Një fitore me mjaft vështirësi për Gjermanët që mundën në “Fisht Olympic Stadium” kombëtaren e Suedisë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin Suedezët në minutën e 32-të të takimit me anë të Toivonen që shënoi një gol mjaft të bukur brenda zonës duke fituar duelin me Boateng dhe Nojer.

Por, në fillimin e pjesës së dytë do të ishte mesfushori Marko Rojs që do të barazonte rezultatin duke konkretizuar në gol një aksion mjaft të mirë të Gjermanëve.

Në minutat në vazhdim skuadra e drejtuar nga tekniku, Joakim Lëv,  u mundua që të gjente golin e barazimit por ai erdhi në sekondën e fundit fal një super goli të Toni Kroos.

Me këtë fitore Gjermania renditet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Suedia mban vendin e tretë me 3 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.