BOTA

Iraku sulmon Sirinë, vriten 45 anëtarë të grupit terrorist

22:23 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një sulm ajror të forcave irakiane, i kryer gjatë një tubimi të anëtarëve të Shtetin Islamik në Siri, janë vrarë 45 anëtarë të grupit terrorist. Siç ka njoftuar sot ushtria irakiane, në mesin e të vrarëve janë edhe disa zyrtarët të lartë të ISIS-it.




Sulmi është kryer me aeroplan luftarak F-16 dhe janë shkatërruar tri shtëpi që ishin të lidhura me tunel në një zonë ku mbahej një takim I udhëheqësve xhihadistë.

Sulmi ajror u krye në tri shtëpi në qytetin sirian Hajin, ku liderët e grupit militant, Shteti Islamik ishin duke zhvilluar një takim.

Avionët irakianë goditën tre shtëpi. Ushtria irakiane tha se në vesin e të vrarëve është edhe “zëvendësministri i luftës dhe një nga emirët e mediave, një njeri i afërt i liderit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadi dhe shefi i policisë së tij”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.