AKTUALITET

Jeni mërzitur nga shiu? Meteorologia: Pika e madhe kaloi dje, por…

14:48 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shiu duket se do të na shoqërojë deri në fund të qershorit.  Meteorologia Tanja Porja në lidhje telefonike për News 24 në një kohë që të gjithë jemi kuriozë se si do të jenë ditët në vazhdim, ka bërë të ditur se moti do të karakterizohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut në pjesën e dytë të ditës.




Porja ka bërë të ditur se zonat më të favorizuara të Shqipërisë janë ato bregdetare, duke nisur nga Velipoja dhe deri në Vlorë.

“Kaloi dje pika e madhe e asaj çka ndodhi. Sot dhe nesër, moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira. Javën e ardhshme, deri në fund të muajt vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në pjesën e dytë të ditës.

Zona më e favorizuar është ajo bregdetare nga Velipoja deri në Vlorë. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Deri në fund të muajit do të ketë luajte temperaturash, që do shkon në nga 27-29 celsius. Kanë mjaftuar 60 minuta për një sasi mbi 60 mm shi”, – ka pohuar Porja.

Kështu ju që keni menduar ndonjë ditë pushimi, ky fund qershori nuk është ideali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.