BOTA

Ligji për emigrantët, Trump: Në kohën e Obamës fëmijët e emigrantëve mbaheshin në kafaze

20:57 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan, Donald Trump është përpjekur të shmangë kritikat ndaj politikës së ndjekur prej tij përkundrejt emigrantëve, duke i ndarë këto të fundit nga fëmijët e tyre.




Përpjekja e tij është lexuar nga publikimi i disa fotografive që tregojnë fëmijë të shtrirë në qendrat e mbajtjes në periudhën e Obamës, konkretisht nëpër kafaze.

“Ne bëjmë një punë shumë më të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë mbajmë një kufi më të fortë! Media kryesore e rreme e urren këtë histori”, shkruan Trump.

Fotografitë e publikuara janë bërë në vitin 2014, në qendrat e mbajtjes së emigrantëve të rinj të pashoqëruar në Brownsville, Teksas dhe Arizona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.