POLITIKË

Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, Ministria e Jashtme: Klimë pozitive dhe miqësore

13:16 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar ditën e djeshme raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, takim ky që është mbajtur në Athinë.




Sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njoftim ka treguar se ky takim ka pasur një frymë konstaruktive dhe është zhvilluar me një klimë pozitive.

Ndërkohë që bëhet e ditur se grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve

Njoftimi 

Raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese.

Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.