Rusi 2018

Meksika mposht Korenë e Jugut dhe kap vendin e parë në Grupin F

19:11 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fitores me Gjermaninë, Meksika ka arritur të marrë dhe fitoren e dytë në grup.  Meksikanët mposhtën me shifrat e ngushta 2-1 Korenë e Veriut, duke siguruar praktikisht vendin e parë në Grupin F, ndërkohë që i pret një biletë “largimi” kombëtares aziatike.




Një takim i nisur mjaft mirë nga të besuarit e Juan Carlos Osorio që dominuan gjatë gjithë kohës kundërshtarin. Megjithatë, goli i avantazhit vonoi pak. Kur po kronometrohej minuta e 25-të e takimit Meksika fitoi një penallti, me Carlos Vela që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në fraksionin e dytë, Meksika shënoi dhe golin e dytë me anë të yllit të saj, Hernandes Chicarito, duke futur në kasafortë fitoren. Goli i Son në minutën e 3-të shtesë mjaftoi vetëm për të hedhur hije dyshimi, pasi meksikanët arritën të menaxhonin rezultatin duke marrë dhe një biletë për në raundin tjetër. Ndërkohë, përballja e fundit, ajo kundër Gjermanisë do të shërbej vetëm për statistikë për Korenë e Jugut, pasi kanë prerë biletën e kthimit për në kryeqytetin Seoul.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.