BLUETOOTH

Modele, balerinë apo politikane? Adel Lami: Do ju dal nga pritshmëritë

16:00 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Rrëfehet balerina e DWS: Si e quaj Nikon me përkëdheli – “Jam shumë e vështirë për t’u joshur, pothuaj asgjë nuk më impresionon”




Ajo është padyshim një nga balerinat më të talentuara që ka spikatur shpesh në daljet e shpeshta në “Vizion Plus”, sidomos në shown e njohur televiziv, “Dancing with the stars”. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Adel Lami, balerina që kërceu në krah të stilistit, Niko Komani, ka folur për shumë nga pasionet dhe aspiratat që kërkon të arrijë së shpejti. Adela na ka rrëfyer, gjithashtu, edhe për aspiratat që ka për t’u bërë një politikane ndryshe nga të tjerët në Shqipëri. Cili ka qenë propozimi më unik për Adelën? Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

Jeni një balerinë profesioniste që kërcen me shumë pasion. Si lindi dëshira për kërcim?

Është dhunti mendoj më shumë se dëshirë. E konsideroj si një fat të zgjedhur për mua përpara se unë vetë të kisha një mundësi zgjedhje. Ama edhe nëse do mundja, nuk do e ndryshoja.

Si ishte eksperienca me Nikon në Dancing with the stars?

Një nga më të mirat. Jam kënaqur dhe e kam shijuar pafund. Njëri-tjetrin e quajmë “syri i ballit”.

Çfarë do të ndryshonit nga performancat nëse do të mundeshit?

Ndonjëherë ndoshta do doja t’ia kisha bërë pak më të lehta kërcimet, siç i kanë pasur fundja shumë konkurrentë të tjerë, por e di që është thjesht një hipotezë, sepse ego profesionale dhe vitet e mia të punës në fund të ditës nuk do ma lejonin këtë zgjedhje.

Keni mbaruar shkollën për “Shkenca Politike” dhe do të zhvilloni një master në SHBA për këtë degë. Keni thënë më parë se do të donit të ishit kryeministrja e Shqipërisë. Çfarë do të sillnit të re dhe si do t’i bindit shqiptarët t’ju votonin?

Adela është një njeri që nuk mendon brenda kutisë, një balerinë që nuk kërcen sipas rregullave (rregulla të cilat diktohen nga njerëz që nuk kanë kompetencën e profesionistit) dhe sigurisht një politikane që do shpresojë të dalë mbi pritshmëritë që kanë njerëzit në Shqipëri për politikën.

Cili është pasioni tjetër i Adelës përveç kërcimit?

Leximi, fitnesi dhe shoppingu.

Së fundmi keni hapur një blog të quajtur “The bling babe”. Çfarë do të sillni ndryshe nga blogjet e tjera dhe sa mendoni se do të influencojë tek ndjekësit tuaj?

Në këtë website dua të flas më shumë mbi jetën time pasi marr pafund pyetje mbi lifestylin tim, produktet që përdor, firmat që vesh dhe librat që lexoj. Kështu që e mendova “The Bling Babe” si vendin e duhur për të përmbledhur gjithçka për të cilën ndjekësit e mi kanë nevojë.

A keni patur ndonjë propozim joshës lidhur me kërcimin për të qenë pjesë e ndonjë produksioni? Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Ju kërkoj ndjesë, por ime më më ka ndaluar kategorikisht të tregoj çdo plan apo synim timin deri në kohën kur gjithçka të bëhet publike. Ç’të bëj? Mama është Zoti.

Në një intervistë të mëparshme keni thënë që pretendoni të lidhni jetën me djalin e Trump ose një princ të Anglisë. Sa i rëndësishëm është posti apo gjendja ekonomike nga 1-10 tek një mashkull për Adelën?

Kam qeshur me zë të lartë me këtë pyetje, faleminderit për këtë ndjesi, e para. E dyta, posti dhe mirëqenia e dikujt ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në historinë e njerëzimit si një aset shumë i rëndësishëm i një qenie njerëzore, por në fund të ditës përpos gjithçkaje, Adela është një njeri që zgjedh dashurinë.

Si mund ta përkufizoni një mashkull ‘ideal’ për Adelën? Cilat janë disa nga gjërat kryesore që ai duhet të ketë?

Karakter, karakter, karakter. Një burrë që vepron dhe jo një burrë që flet. Kjo është primarja për mua, pastaj sigurisht vjen intelekti, zemërgjerësia, gjatësia …etj., etj., etj.

A keni patur ndonjë propozim të pazakontë dhe joshës nga ndonjë mashkull për të të pasur pranë? Si keni reaguar?

Propozimi më i bukur, por jo i pazakontë ka qenë një surprizë me qirinj dhe lule në breg të detit. Jam shumë e vështirë për t’u joshur, pothuaj asgjë nuk më impresionon. Nëse një femër arrin t’i plotësojë vetes gjithçka për të cilën ka nevojë, dhe sigurisht ka në krahë një familje që e mbështet në  çdo hap, e ka shumë të vështirë të impresionohet nga një mashkull mediokër.

Ju pëlqen modelingu dhe shpesh vini provokuese në foto. A do të pranonit të pozonit nudo për një shumë të kënaqshme lekësh?

Qenkërkam provokuese dhe nuk e ditkam. Për Vogue do e bëja.

Përpara na pret një verë shumë e nxehtë. Ku keni planifikuar t’i kaloni pushimet?

Los Angeles, Miami, përpos ditëve që kaloj në pishinat e New York-ut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.