BLUETOOTH

Moderatorë që braktisin televizionet, lëvizjet e shtatorit dhe programet që priten të nisin

15:35 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj  –  Shumë ndryshime po ndodhin kohët e fundit nëpër mediat vizive lidhur me lëvizjen e shumë figurave të ekranit nëpër pozicione të ndryshme, si brenda dhe jashtë mediave. Para pak kohësh, në qendër të vëmendjes u vu moderator i njohur, Blendi Fevziu si dhe Turjan Hyska. Ky i fundit, në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” rrëfeu të gjitha planet që kishte lidhur me pozicionin e ri në Klan Plus. Ndërkohë që kësaj radhe nën lupën tonë është moderatori i njohur i TCH, Eno Popi, i cili mbiquhet ndryshe edhe “zëri i mëngjesit”, në emisionin e mëngjesit në Top Chanel të cilin e drejton me Lindi Islamin.




Ndërkohë që kohët e fundit dolën lajmet se Popi do të lëvizte nga emisioni i mëngjesit për të qenë moderator në një tjetër emision televiziv të quajtur “Kutia e Fundit” e cila është marrë si patentë në Top Chanel. Sipas burimeve për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Eno Popi do të largohet nga emisioni i mëngjesit për të qenë nën moderimin e emisionit të mbrëmjes, “Kutia e fundit”, e cila më parë është drejtuar nga Enkel Demi.

Ndërkohë që Eno nuk ka bërë ende asnjë prononcim lidhur me këtë lëvizje që pritet të bëhet. Nga ana tjetër të shumta do të jenë ndryshimet që do të shohim në shtator.

Blendi Fevziu pritet të shkojë në TCH, edhe pse nuk e ka vendosur ende ta pranojë zyrtarisht. Jonida Shehu, ish-moderatorja e “Pasdite në Top Channel” do të rikthehet në televizionin Klan, Turjan Hyskën do ta shohim nën rolin e drejtorit të përgjithshëm në Klan Plus si dhe moderatorin e një emisioni në Klan. Ndërkohë që mund të përmendim edhe lëvizje të tjera të moderatorëve të televizioneve si IN TV, ku Alfio me Indritin do të nisin së shpejti emisionin “Kripë, bukë dhe…” në një tjetër media vizive, si dhe Albi Iskaj që pritet të nis një eksperiencë të re në tv Klan. Këto janë disa nga rryma e ndryshimeve që pritet t’i shohim si rezultat të rikthyer në shtator. Pas një vere të nxehtë dhe disa pushimeve të mira, vip-at tanë do të vijnë të karikuar për të sjellë një eksperiencë të re!


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.