Nostalgji

Nostalgji/ Të pandarët Soni dhe Mirko. Cili është stacioni i Ilva Tares?!

16:00 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Të pandarët Soni dhe Mirko. Cili është stacioni i Ilva Tares?!




Të pandarët Soni dhe Mirko
Këngëtarja e suksesshme Soni Malaj dhe balerini italian Mirko, mesa duket nuk ndahen dot më nga nga njëri-tjetri për asnjë moment të ditës. Mirko është bërë shoqëruesi i Sonit në çdo angazhim të sajin… Së fundmi ai ka qenë shoqëruesi i Sonit edhe në Javën e Modës në Tiranë, në të cilën këngëtarja Malaj, ka qenë e ftuar. Siç duket edhe nga fotoja, Mirko është ai që ka përqëndrimin më maksimal tek sfilata… ‘Upss’ qenka rradha e femrave! Kushedi se ç’po kurdis tani Mirko… Me siguri balerini po imagjinon se sa bukur do të rrinte fustani në trupin e të dashurës së tij, apo mos ka në plan ndonjë dhuratë për Sonin?

Cili është stacioni i Ilva Tares?!
Së fundmi është parë shpesh e më shpesh në Tiranë. Ka festuar edhe ditëlindjen e motrës së saj Alba, (një nga momentet e të cilës është shkëputur edhe kjo foto) pak ditë më parë, por në të vërtetë kjo nuk është arsyeja e vërtetë, përse gazetarja e mirënjohur dhe ikona e lajmeve Ilva Tare ndodhet në Shqipëri. Ne të “Bluetooth”, pyetëm andej-këndej, nëse bëhet fjalë për një “shpërngulje” të Ilvës në Tiranë, por askush nuk di gjë. Disa zëra thonë që ajo punon në një projekt që e mban atë sa në Londër, sa në Tiranë, por se përse bëhet fjalë konkretisht, ju premtojmë se do t’ua zbulojmë shumë shpejt këtu në “Bluetooth”!

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.