Kronikë

Po kalonte rrugën, i riu përplaset nga makina në Paskuqan

21:42 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan, ku një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një 25-vjeçar i cili ishte duke kaluar rrugën.




I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por deri më tani mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit, teksa është marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.06.2018, rreth orës 20:40, në Paskuqan Nr.1, mjeti tip “Volkswagen” me targë AA 576 OH, me drejtues shtetasin G. P., ka aksidentuar këmbësorin E. R., rreth 25 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.