Kryesore

Reforma në drejtësi po dështon? Lu: Kanë dalë rezultatet e para, faji është i korrupsionit

19:06 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, ka folur rreth ecurisë së procesit të vetting-ut si dhe për implementimin e reformës në drejtësi.




I pyetur lidhur me këtë çështje nga BalkanWeb, Lu shprehet se rezultatet e para të vetting-ut dhe reformës në drejtësi janë dhënë, pasi janë shkarkuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk justrifikonin pasurinë e tyre.

Ambasadori amerikan u është përgjigjur dhe zërave të cilët shprehen se vettingu e la Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, sipas tij nuk është procesi i ku po futet sistemi i drejtësisë që ka sjellë këtë kaos, por korrupsioni ndër vite në këto institucione.

Disa njerëz kane thënë se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon. Cili është komenti i Ambasadorit Lu mbi këto pretendime?
Ambasadori Lu: Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shum e drejte por duhet te ket dhe arrestime e sekuesstrime pasurive te ketyre te korruptuareve keshtu quhet e besushme dhe qe po funksionon zoti ambasador i amerikes deri tani ka me shum llafe sa pune afati mbaron ne 27 gusht europa voton per hapjen e negociatave ne 28 gusht keshtu qe te korruptuarit te jen ne burg deri ne 27 gushte KY QUHET ZBATIM ?

    Përgjigju ↓