AKTUALITET

EMRI/ Policia e Shtetit arreston në tjetër shqiptar të shpallur në kërkim nga Spanja. Kush është vlonjati 38-vjeçar?

09:43 - 07.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një tjetër shqiptar të kërkuar nga drejtësia spanjolle. Sipas bluve të Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Lugo”, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin Antonio  Xhaferi, 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.




Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.