Show-Bizz

Rita Ora befason me stilin e saj të veshjes

15:45 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me origjinë nga Kosova di shumë mirë sesi të surprizojë me stilin e saj të veshjes. Kësaj here, teka ka dalë për një darkë në Londër, ajo ka zgjedhur një stil paksa të çuditshëm. Rita ka veshur një palë streçe të kuqe me të bardhë, një bluzë të gjerë dhe një palë atlete. Por ato çfarë kanë bërë më shumë përshtypje janë syzet e saj me skelet neon.




Nuk është çudi që një version të tillë të syzeve ta shohim tashmë masivisht tek të rinjtë, sidomos tek fansat e saj që adhurojnë çdo gjë të Rita Orës.

 

Këngëtarja ka pasur një axhendë shumë të ngarkuar kohët e fundit pasi është parë duke performuar në disa vende të Evropës. Në Itali ajo është fotografuar nën shoqërinë e të dashurit të saj teksa kanë shijuar edhe disa momente relaksi. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.