Rusi 2018

Serbi-Zvicër, tifozë serbë pozuan me portretin e kriminelit Ratko Mlladiç

15:42 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Ndaluan të gjitha simbolet e Kosovës dhe të Shqipërisë në stadium, por nuk bënë asgjë për të hequr nga impianti i “Kaliningradit” fytyrën e kasapit të Bosjës, Ratko Mlladiç, ushtaraku serb i gjykuar nga Haga për krime lufte, krahu i djathtë i Radovan Karaxhixhit, bashkëautor i masakrës së Srebrenicës dhe i mjaft krimeve të tjera në luftën e shpërbërjes s ëish-Jugosllavisë.




5 tifozë serbë të pranishëm në ndeshjen e djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë, kanë pozuar të veshur me bluza ku ishte stampuar portreti i kriminelit, ndërsa duket se kjo gjë nuk u ka bërë përshtypje as punojësve rusë të stadiumit dhe as tifozëve të tjerë përqark, që nga ana tjetër janë çjerë e skandalizuar për gjestin e shqiponjës të bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në rastet e golave në portën e Stojkoviçit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.