AKTUALITET

VIDEO/ Arrestoi 35-vjeçari, tentoi të korruptonte punonjësin e policisë me 20 mijë lekë

17:39 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.




Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit i identifikuar si Alfred M., , i ka dhënë punonjësit të policisë 2000 lekë të reja, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen.

Pas tentativës për korrupsion, u bë kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës së drejtuesit të mjetit për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,

Gjithashtu, janë pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara, ku nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara, u penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, u penalizuan 8 drejtues mjetesh per xhama të errësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.