BOTA

VIDEO/ Atentat me bombë teksa fliste Presidenti, plagoset zyrtari i lartë

18:43 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim i fuqishëm tronditi një stadium ku presidenti i Zimbabve po i drejtohej një grupi mbështetësish të shtunën në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa media shtetërore e konsideroi rastin përpjekje për vrasje.




Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangafwa ka shpëtuar pa pësuar lëndime, pas shpërthimit të një bombe, në qytetin Bulawayo.

Në videot e shfaqura, shihet se si një shpërthim ka ndodh në një stadium, në kohën kur presidenti po largohej nga skena, pasi i ishte adresuar mbështetësve të tij.

Televizioni shtetëror ka raportuar se presidenti nuk ka pësuar lëndime, por zëvendëspresidenti Kembo Mohadi ka pësuar një lëndim në këmbë.

Presidenti Mnangagwa ishte duke marrë pjesë në një tubim partiak, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 30 korrik.

Shpërthimi ndodhi kur Presidenti Emmerson Mnangagwa, me nofkën “Crocodile”, sapo

kishte mbaruar fjalimin adresuar turmës dhe po dilte nga podiumi.

Mnangagwa u rrethua nga forcat e sigurisë në qytetin e Bulawayo, ku ai kishte folur përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Ai më vonë bëri thirrje për unitet pavarësisht nga dallimet politike pas “këtij akti të pa kuptim dhune” dhe tha se ai nuk do të lejonte një “veprim frikacak që del në rrugën tonë ndërsa ne ecim drejt zgjedhjeve”.

Nënpresidenti i vendit Constantino Chiwenga dhe gruaja e tij pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi në stadiumin e qytetit të bardhë, tha një burim i afërt me presidentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.