Kryesore

VIDEO/ “Rama është peshku i madh. Shiti Çamërinë”, kryeministri pritet me protesta në Vlorë

13:52 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është pritur me protesta në Vlorë. Përfaqësues të PD-së janë ndaluar nga policia, për të qenë pjesë e takimit në Vlorë.




Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Vlorë mbi prezantimin e projekteve dhe dëgjesë në qytet, por PD e ka pritur me protesta. Aktivistë të PD në Vlorë, nuk janë lejuar të hyjnë në takimin e programuar në pallatin e sportit në Vlorë. “Dëgjesën të vijë ta bëjë më ne”, – shprehen ata të revoltuar.

Nga ana tjetër masa e sigurirë kanë qenë të forta dhe një kordon policie dhe të gardës nuk kanë lejuar përfaqësues të PD-së Vlorë të marrin pjesë në takim.

Me pankartat “Rama është peshku i madh”, “Vlora kryeqyteti i drogës”, “Edi Rama shiti Çamërine”, ata kanë protestuar në kohën që Rama po hynte në takim.

Deputetja Nadire Meçorapaj, por edhe drejtues të PD-së kanë kërkuar të hyjnë dhe të jenë të pranishëm në takimin e Ramës, por nuk janë lejuar nga policia. Ndërkohë që në një moment edhe një peshk si shenjë proteste ka fluturuar mbi policinë, ndërsa nuk ka munguar tensioni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.