Kryesore

Zbardhet lista, 300 familje marrin pronësinë mbi truallin

09:00 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për kalimin e pronësisë për 300 familje që kanë ndërtuar pa leje në tokë me pronarë dhe tokë shtet, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë pajisjes së tyre me certifikatë pronësie. Përfituesit janë të shpërndarë në 12 qarqe të vendit, përkatësisht në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.




Ligji
Në fillim të këtij viti, qeveria miratoi ndryshime të tjera sa i takon ligjit të legalizimeve, duke ndarë dy procese të rëndësishme, sikundër është legalizimi i objektit nga hipotekimi i truallit. Tanimë e gjithë praktika e punës, nga matjet në terren deri te dhënia e certifikatës së pronësisë, mbikëqyren nga ALUIZNI. Ndërsa ndërtuesit informalë do të pajisen me leje legalizimi dhe tapi, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kompensohen financiarisht. Kompensimi i tyre do të bëhet mbështetur në hartën ekzistuese të vlerës së tokës, miratuar këtë vit. Ligji i miratuar në 2014-ën parashikon që 70 për qind e fondit që arkëtohet nga ALUIZNI të shkojë për pronarët, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.