Tech

Zbulohet materiali që do të dyfishojë kapacitetin e baterive të telefonave

21:50 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup ekspertësh kanë rënë në kontakt me një material të ri të quajtur OSPC-1, i cili mendohet se është një element që mund të shërbejë për bateritë e telefonit që do të zgjasin dy herë më shumë sesa ato aktualet.




Ata shpresojnë që materiali në fjalë do ta dyfishojë kapacitetin e baterive të litiumit, pasi shihet se është në gjendje që të mbajë një volum të lartë të joneve të litiumit.

I ardhur nga Universiteti i Lancaster, Abbie Trewin thotë për “The Times”:

 “Po provonim për të krijuar një formë të re karboni, por zbuluam këtë. Menduam, a do të ishte i mirë për bateritë? E testuam se sa jone litiumi mund të thithte dhe u surprizuam.”

Ndonëse kjo punë kërkimore gjendet momentalisht në fazat e para të saj, ekspertët shpresojnë se në të ardhmen OSPC-1 do të mund të zhvillohet më tej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.