Rusi 2018

Anglia luan kalçeto me Panamanë! “Tre luanët” nuk tregojnë mëshirë

15:58 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E pamëshirshme u tregua Anglia ndaj Panamasë. Festivalin e golave, “Tre luanët” e hapën që në minutën e shtatë, me atë të qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, John Stones.




Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa kapiteni Harry Kane shënoi dy herë me 11-metërsh, fillimisht në minutën e 22-të dhe më pas në të 46-ën. Mes dy penalltive të kapitenit, ishte Lingard që shënoi një supergol dhe Stones që kompletoi dopietën personale, përkatësisht në minutat e 36 dhe 40.

Harry Kane mori i vetëm kryesimin e listës së golshënuesve, pasi shënoi edhe golin e tretë personal për sot, dhe të pestin në total pas dy takimesh, në minutën e 62 të takimit.

Nga ana tjetër, Panamaja u zgjua në minutat e fundit dhe gjeti golin e parë në pjesëmarrjen e saj të parë në një kampionat botëror, në minutën e 78 me anë të Baloy.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.