LIFE STYLE

Kur lindin më shumë fëmijë në mëngjes apo darkë?

18:52 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se gati tre të katërtat e lindjeve nuk ndodhin gjatë orëve standarde të punës 9-5.




Sipas studiuesve vetëm 28.5% e foshnjave lindin në këtë orar, ndërsa 71.5% e lindjeve ndodhin gjatë fundjavave, pushimeve ose mes orës 17 dhe 8:59 gjatë javës.

Në studim janë analizuar 5,093,615 lindje në Angli ndërmjet viteve 2005 dhe 2014. Studiuesit zbuluan se lindjet natyrale ndodhin në orët e hershme të mëngjesit midis orës 1 dhe 6:59 dhe numri më i lartë i lindjeve arrinte rreth orës 4:00.

Rreth 20% e foshnjave lindën me anë të stimuluesve të dhimbjeve dhe në këtë mënyrë dhe ato kishin më shumë gjasa të vinin në jetë rreth mesnatës, të martën deri të shtunën dhe ditët para një periudhe pushimi.

Lindjet e planifikuara me operacion përbëjnë 9.2% të lindjeve dhe ndodhin kryesisht gjatë ditëve të javës ndërmjet orës 9 dhe 11:59, gjë që ka kuptim të plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.