POLITIKË

Negociatat, Franca nuk e ka “mendjen” te Shqipëria

16:19 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi final u Këshillit Evropian lidhur me çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.




Vendet që shqetësojnë Tiranën janë po ato, Holanda që ka dalë kundër çeljes së negociatave, edhe pse nuk ka ende një vendim final, si dhe Franca që po ashtu vendimin do ta shprehë në samit.

Në Gjermani ngociatat për Shqipërinë janë pjesë e debateve në Parlament e qeveri, por në Francë duket se nuk ndodh e njëjta gjë pasi nuk e kanë mendjen te Shqipëria.

Sipas asaj që raporton Top Channel, në vendin transalpin kjo çështje është diskutuar vetëm kur atje mbërriti kryeministri Edi Rama ku u takua me presidentin Emmanuel Macron.

Qëndrimi i Francës, më tepër se sa te progresi i Shqipërisë, lidhet me problemet e brendshme të këtij vendi. Macron ka kërkuar reformimin më parë të unionit pastaj të pranohen vende të reja.

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që kemi menduar ta zgjerojmë. Unë nuk mendoj se u bëjmë nder vendeve kandidate apo unionit, duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë pa pushim drejt zgjerimit më të madh. Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. Nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjithë sigurinë e nevojshme dhe para se të bëjmë një reformë reale në mënyrë që zgjerimi të jetë në të mirë të Bashkimit Evropian. Duhet të kemi një dialog të përforcuar dhe strategjik me vendet e Ballkanit, të ndjekim reformat që janë ndërmarrë dhe t’i inkurajojmë pa u treguar hipokrit”, deklaroi Macron në Samitin e Sofjes, më 17 Maj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.