AKTUALITET

Pas stuhisë së frikshme, vendi tronditet nga disa tërmete

09:41 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët e Tiranës u bënë dëshmitarë të një natë të frikshme për shkak të një spektakli shkarkesash të mëdha elektrike që ndodhën në orët e para të së shtunës.




“Është afruar një masë ajrore me karakteristika krejt të ndryshme me atë çfarë kemi pasur gjatë gjithë kësaj periudhe në territorin shqiptar. Kjo solli edhe shkarkimet e mëdha elektrike pas mesnate, në territorin shqiptar”, deklaroi meteorologia Tanja Porja.

Por moti i keq përfshiu gjithë vendin. Pas kësaj Shqipëria u godit dhe nga disa lëkundje tërmeti. Të shtunën rreth orës 23:38 një tërmet me magnitudë 3.3 ballë u regjistrua 17 kilometra në Jug të Beratit.

Rreth 30 minuta më vonë, pak pas mesnate një tjetër lëkundje tërmeti do të regjistrohej në Berat me magnitudë 3 ballë. Pas Beratit dy lëkundje të tjera do të regjistroheshin në jug-perëndim të Bulqizës, me magnitudë 2.5 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.