MILOSAO

Projekti i Theatrit tonë Kombëtar

13:10 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arh Stavri Hr. Opari – Dyke patur parasysh gjendjen të sotmen, shteti shqiptar i cili ndodhet në plot epokë konstruktive, duhet të hedhë vështrimet reth e përqark tij dhe të kqyrë ç’do send që të tjerët kanë krijuarë gjer tani dhe përfundimet në të cilat arinë në ç’do fushë.
Në këtë mënyrë do mundë të përfitonjë nga përfundimet që të tjerë realizuanë me anën e një eksperience të gjatë.
Dyke kthyerë vështrimin tek fusha mi të cilën sot në Shqipëri shvillohet një aktivitet më i gjerë e cila është konstruktive si: Pasunimi i kryeqytetit dhe qyteteve të tjera me godina administrore dhe kulturore, marr lejën të bënj disa vërejtje specialiteti.
Çështja është mjaft e gjerë që të munt vetëm në disa shtylla të flas për gjëra, të cilat janë shkruarë volume të tëra, por do të kufizohem vetëm të heth një vështrim të shkurtrë mbi monumentat administrative dhe kulturale. Vendi ynë dyke qënë i voglë, është gjë e natyrshme që edhe nevojat e tij të ç’do pikëpamje janë të vogla. Por gjithë kohës dhe mbarimet e të ardhurave janë të vogla dhe si konsekuencë logjike dhe posibilitet për realizim. Dyke mbajtur hesap për ato q’u realizuan gjer më sot si edhe për projektet për të arthmen, vemë re se nevojat e urdhrit administror gëzuanë një kujdesje më të madhe (mi këtë gjë do vinj në një numër tjetar me një studim të posaçëm) duke u neglizhuar ato të urdhërit kultural.




Është e vërtetë se në një shtet të ri nevojtar e urdhrit administrativ janë ato që imponon me parë por është gjithë aqë e vërtetë se lidhjet midis bamirësve gjith po t’atij vendi si edhe midis popujve të ndryshmë fitohen me anën e një bashkimi shpirtnor, i cili bashkim fitohet vetëm me anën e manifestatve të artit dhe të kulturës.
Vendi ynë është i pasur me elementa të vlefshëm sepse perëndia e pajosi popullin jo vetëm me cilësira luftëtari por edhe me cilësira artistike për të cilat sot, më të shumat, janë vënë në shërbimin e të tjerëve.
Përse të gjitha këto elemente të vlefshme mos bashkohen në një tufë, atje në vendin t’onë, dhe me burimet e tyre të pashterura të ngrenë nivelin kultural të vendit?
Gjithëkohës dhe të huajt të mund të vinë ndër ne duke u bërë dhe e përkundërta dhe këshilloj të bëhen lidhje shpirtnore midis nesh dhe të tjerëve, lidhje që janë aqe të nevojshme në ditët e sotme.
Por për këtë gjë duhet pikësëpari të ngrihet një godinë e cila të munt t’iu përgjigjet këtyre nevojave.Duke patur parasysh, sikundër që thamë, mburimet materiale, kjo godinë duhet të jetë një monument arti dhe kulture.
Theatri Kombëtar i Shqipërisë, kështu e emëruamë, por emëri nuk përmbledh mjaftësisht atë që duhet të jetë ky monument.
Nënvizonj se pikspari ky duhet të jetë monument arti urbanistik dhe arkitektonik. Do jetë gjithëkohës vënt theatri, këtu munt të bëhen manifestime muzikale si opera, koncerta etj.

Do ketë salla të cilat do munt të shërbejnë posaçërisht për recepcione dhe me një fjalë një llokal i cili të munt t’u përgjigjet gjithë nevojave kulturale.
I zotëruarë prej shumë kohe prej kësaj ideje, realizova një projekt të këtij theatri të cilin e ekspozova në Akademinë e Arkitekturës në Bukuresht.
E para përçapje ishte e rëndë sepse duke patur parasysh se ay do duhet të jetë monument kombëtar, do duhet të përfaqësojë gjithëkohës çfaqjen e një arhitekture kombëtare. Duke mos patur në dispozitë një arkitekturë kombëtare e cila të më japë elementat e inspiracionit pranova idhenë t’a bënj monumentin në një arhitekturë bizantine musulmane me influenca orientale e shikuar nëpër sferën e arhitekturës moderne të kohës s’onë.
Në pak rradhë do tregojmë disa nga pikat e programit: Theatrin e vendosa na pjacën principale të Tiranës. Përpara dhe rreth tij krijova një pjacë të vogël e cila të shërbejë për vaturat dhe të madhonjë efektin perspektiv të monumentit.

Monumentin do jetë i rrethuar prej rrugësh. Përpara tij do hapet një rrugë e paravështruar prej planit për sistematizimin e qytetit e cila permeton se monumenti të duket prej distance të madhe dhe në tërë madhështin e tij. Lokali zë një faqe prej 40 metra, me 70 metra thellësi dhe përmbledh: sallë për çfaqje teatrale, konferenca etj., e përbërë prej parteri lozhash dhe ballkonesh.

Foyer-i hyrjes në sallë duke pasur dhomën e garderobës dhe aneksat e tjera si fumoir, sallona etj. Halli i hyrjes me shkala principale të cilat shpjenë në foyer-i sipërmë i cili është i pajisur në mënyrë të shërbenjë në ç’do recepsion duke patur lidhje me fumoir-ë, bufenë etj.
Trupi i skenës duke patur gjithë aneksat e nevojshme për administratën. Vendi i ngushtë nuk na permeton të bëjmë një përshkrim të himtë të programit, i cili s’mund të studiohet përveç se mi plane të realizuara. Në një studim që do të bënj paskëtaj do tregonj mënyrën si janë shikuarë dhe rezolvuara problemat urbanistike dhe arhitektonike në programin e…të Tiranës.

*Arh Stavri Hr. Opari-
”Shqipëria e Re”

Theatri Kombëtar në kryeqytetin e Shqipërisë

Stavri Opari për godinën

Nënvizonj se pikspari ky duhet të jetë monument arti urbanistik dhe arkitektonik. Do jetë gjithëkohës vënt theatri, këtu munt të bëhen manifestime muzikale si opera, koncerta etj. Do ketë salla të cilat do munt të shërbejnë posaçërisht për recepcione dhe me një fjalë një llokal i cili të munt t’u përgjigjet gjithë nevojave kulturale.
I zotëruarë prej shumë kohe prej kësaj ideje, realizova një projekt të këtij theatri të cilin e ekspozova në Akademinë e Arkitekturës në Bukuresht. E para përçapje ishte e rëndë sepse duke patur parasysh se ay do duhet të jetë monument kombëtar, do duhet të përfaqësojë gjithëkohës çfaqjen e një arhitekture kombëtare. Duke mos patur në dispozitë një arkitekturë kombëtare e cila të më japë elementat e inspiracionit pranova idhenë t’a bënj monumentin në një arhitekturë bizantine musulmane me influenca orientale e shikuar nëpër sferën e arhitekturës moderne të kohës s’onë.

Godina e Teatrit

Godina aktuale ku gjendet edhe sot Teatri Kombëtar nisi dhe u realizua për një periudhë të shkurtër si ambient i përkohshëm. Kjo është përsëritur disa herë. Në studimin shkencor të vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania”, theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ishte shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Ata që e njohin strukturën e saj dinë se aty kanë qenë disa salla, një pishinë, fusha sportive, restorant etj. “Një vepër në gjendje të përbënte një qendër tërheqjeje dhe takimi, dhe gjithçka në një impostim të shëndetshëm kryesisht sportiv”, citohet në këtë studim nga relacioni teknik i projektit të dërguar nga drejtori i Ndërmarrjes Pater, që do realizonte projektin, në adrese të Ciano-s në shtatorin e 1938- ës.

Punim monumental i arkitektit z.Stavri H.Opari

Nga Gjergj Bubani* – Midis të parëve që morën simvjet diplomë arkitekti në Shkollën e Naltë Arkitekturore të Bukureshtit është dhe bashkatdhetari ynë z.Stavri H.Opari, i biri i patriotit të vjetër z-it Hristo Opari.
Simpatiku sekretar i Kryekonsullatës z.Nik Pema, duke ma sjellë në njoftim lajmin e bukur, më këshilloi të vete të vizitoj sallonin e Shkollës në fjalë, ku janë ekspozuar punimet për diplomë të arkitektëve të rinj, se…” do të shoh diçka që do të më kënaqë”.
I shtytur edhe nga kureshtja, por më tepër nga bindja që kam pasur qysh në fillim se studenti i djeshëm Stavri Opari është një nga të rrallët djem punëtorë dhe inteligjentë që kemi, i shoqëruar prej mikut tim Jani Evangjeli, student në Drejtësi, vajta të vizitoj ekspozitën në fjalë. Sa e pëlqyer, sa e madhe ka qenë surpriza ime, kur, në murin e djathtë të sallonit, shoh 16 plane me stemën e Shqipërisë mbi to, që shfaqnin planin e plotë të një Theatri Kombëtar në Tiranë.
Arkitekti z. S.Opari, kur ishte në Shqipëri tash e dy vjet me studentët e tjerë të Bukureshtit, zgjodhi vendin ku do të ngrinte (qoftë makar dhe në plan vetëm) Theatrin tonë Kombëtar. E ka vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit përballë pallateve ministrore.
Godina e Theatrit, siç duket në këtë perspektivë, është monumentale. Tue qenë se ne shqiptarët nuk kemi një stil tonin, autori pranoi si themel stilin bizantin me disa nota shqiptare dhe me një ngjyrë të fortë moderne. Në këtë mënyrë Arkitekti S. Opari kërkoi të jetë sa më afër poezisë së vendit edhe shpirtit shqiptar.
Rreth e përqark Theatrit menazhohet një shesh i tillë që t’u bëjë ballë nevojave të qarkullimit dhe përballë monumentit hapet një arterie e re, e parapamë në planin e ri të kryeqytetit, në mënyrë që perspektiva e pallatit të duket së largu.
Sipërfaqja e zënë prej godinës është 40 metrash faqe me 78 metra thellësi.
Plani është bërë për një godinë Theatri dhe Opere së Bashku, për 1000 spektatorë, me skenë dhe foajere të mëdha, siç e lypin nevojat moderne, me kalorifer dhe me gjithë nevojat teknike moderne.
Shtojmë këtu se Këshilli i Profesorëve të Shkollës së Naltë Arkitektuyrore e pranoi projektin e z-it S.Opari me lëvdatat për autorin. Dhe ne, në rradhën tonë, i shtrëngojmë dorën arkitektit të ri dhe urojmë nga zemra që plani i tij monumental të dojë Zoti dhe politika shqiptare, të vishet me robën e realizimit, qoftë edhe në proporcione më të vogla.
*Shqipëri e Re, 26 Maj 1932, v.XIII, nr.501, f.3- Bukuresht, Maj, 1932


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.