SHËNDET

Rreziqet e mëdha që sjell vetmia

21:14 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veç stresit, vetmia për njeriun sjell edhe probleme të tjera shëndetësore që pak prej nesh i dinë.




Një studim i kryer së fundi nga Universiteti i Kopenhagenit në Danimarkë arriti në konkluzionin se njerëzit e vetmuar kanë dy herë më tepër shanse të vdesin nga problemet e zemrës.

Kur njeriu nuk ka mbështetje sociale, atëherë ai është më i prekur nga stresi dhe e lë veten pas dore, pa medikamente.

Sot vetmia është më e zakonshme se kurrë thotë kryesuesja e studimit Anne Vinggaard Christensen.

“Vetmia është një parashikues i fuqishëm i vdekjes së parakohshme, shëndetit mendor më të keq dhe cilësisë më të ulët të jetës në pacientët me sëmundje kardiovaskulare”, thotë Christensen.

Një e katërta e popullsisë botërore jeton vetëm. Ky tregues jep një panoramë të rrezikut të madh që kanoset për njerëzit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.