Kosova

SHBA “shuplakë” Serbisë: Pavarësia e Kosovës, e përhershme

16:17 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh diplomacia serbe ka nisur një fushatë të gjerë në vende të ndryshme ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës.




Përpos këtyre aksioneve, në deklarata të shumta Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daѯiç ka dhënë informacione të rreme sipas të cilave shumë shtete janë gati të tërhiqen nga njohja e Kosovës.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi i ashpër nga Washingtoni. Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve thotë se pretendimet e Serbisë janë të rreme. “Pretendimet mashtruese të Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme dhe po shkaktojnë zemërim në mbarë botën. Serbia duhet të ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin e raporteve me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në postimin në Twitter.

Beogradi ka fabrikuar lajme të rreme së fundi. Kujtojmë se para pak ditësh u tha se Guinea Bisau dhe Gana tërhoqën njohjet, por në fakt në Guinea, Kosova ka akredituar ambasadorin e saj, ndërkohë Gana ka bërë të njëjtën gjë në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.