BOTA

Shpërthim në Gjermani, shkatërrohet ndërtesa

13:16 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia gjermane thotë se 25 persona janë plagosur, pas një shpërthimi në një ndërtesë në qytetin Wuppertal. Autoritetet gjermane thonë se shpërthimi ka ndodhur pak para mesnatës.




Zjarri më pas ka përfshirë ndërtesën disa katëshe dhe zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për ta vënë nën kontroll.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë katër persona që ishin brenda ndërtesës. Ata kanë pësuar lëndime të rënda. Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.