EKONOMI

Tatimet nisin verifikimet në mbi 20 mijë biznese në bregdet

11:05 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas paralajmërimit që u është bërë sipërmarrjeve në zonat turistike që të zbatojnë legjislacionin dhe të deklarojnë xhiron reale, strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë nisur verifikimet në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kontrollet filluan me disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa bëhet e dije se do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues.




Administrata tatimore ka si qëllim kontrollin dhe verifikimin e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi detyrimeve ligjore, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se nuk është qëllim ndëshkimi i subjekteve, por edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxitjen për të realizuar në kohë pagesat. Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.