AKTUALITET

Zbulohet letra, ja kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë

15:08 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berlini zyrtar do të vendosë kushte për një çelje te mundshme të negociatave te anëtarësimit me Shqipërinë. Gazeta gjermane “Tagesspiegel” ka siguruar një letër që sekretari i shtetit për Evropën, Michael Roth i drejtohet kreut të parlamentit Volfgang Schaeuble. Ai i kërkon parlamentit të vendose javën e ardhshme në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë.




Në letër nënvizohet se zbatimi i reformës në drejtësi do të jetë kusht shtesë për Tiranën zyrtare. Po ashtu me rëndësi të madhe theksohet edhe për një ligj të ri zgjedhjesh ose mbyllja e reformës zgjedhore.

Sipas gazetës gjermane në letrën e Michael Roth theksohet se nga këndvështrimi i qeverisë gjermane negociatat duhen hapur për faktin se bilanci i deritanishëm i reformave të Shqipërisë flet për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Por nga ana tjetër eksperti i opozitës për Europen Lindore, Manuel Sarrazin, citohet nga gazeta duke sulmuar qeverinë.

Sipas tij kushtet shtesë për Shqipërinë janë të panevojshme dhe nuk kane lidhje me situatën e këtij vendi. Ai thekson se këto kushte shtesë për Shqipërinë tregojnë përplasjet ne koalicion dhe se Gjermania në këtë mënyrëpo shpërdoron mundësinë të çojë një sinjal të qartë të besueshmërisë dhe aftësisë evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.