AKTUALITET

Zbulohet makina me 1.5 milionë euro cash në Durrës, dyshohet pasuri kriminale

16:06 - 24.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 1.5 milionë euro janë sekuestruar nga policia në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, kjo sasi e madhe eurosh ishte në një automjet tip “Toyota Yaris” pa targa.




Makina ishte nisur nga Belgjika dhe është zbuluar në tragetin e Ankonës. Kjo ka bërë që indicia e parë për autoritetet shqiptare të vinte nga Italia

Policia thotë se eurot ishin të gjitha me prerje 100-eshe.

Sipas burimeve nga porti, dyshohet që të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale.  Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e burimit të parave dhe destinacionin e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.