POLITIKË

Balla flet për herë të parë për 3.4 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit

13:20 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Taulant Balla është personi i cili garantoi kalimin e 3.4 milion euro të vendosur në dy makina të tipit “Toyota Yaris”, kështu është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha për ndalimin e një sasi e të madhe parash në portin e Durrësit.




Pas këtyre akuzave ka ardhur dhe reagimi i deputetit të PS, Taulant Balla. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shprehet se kljo është një nga shpifjet e radhës të Bashës dhe se në gjithçka që thuhet janë vetëm gënjeshtra.

Balla ironizon kryedemokratin duke thënë se; “Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit”.

Postimi i plotë

O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh!

Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.