AKTUALITET

“Bëni sherr”, Veliaj publikon mesazhet. Reagon PD: Shpifje për të përçarë artistët

12:46 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me artistët dhe me arkitektët për Teatrin Kombëtar. Ai i është rikthyer dhe njëherë situatës që u krijuar javën e shkuar nëKomisionin e Medias.




Veliaj e ka quajtur atë situatë si të turpshme, pasi garda u detyrua të mbronte qytetarët nga deputetët e PD.

“Ndeshjet trup më trup nuk i shkojnë demokracisë në vitin 2018”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, projekti i ri i Tetarit Kombëtar është për të mirën e gjeneratave të tjera dhe jo për një grusht njerëzish të caktuar siç pretendohet nga opozita dhe nga disa artistë.

“Kemi një lëvizje që po synohet të kemi një teatër të ri dhe të pacenuar në territorin e tij”, tha Veliaj.

Gjatë kohës që zhvillohej takimi mes Veliajt , artistëve dhe arkitektëve për Teatrin Kombëtar, zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës ka publikuar  fotot e dy sms-ve që sipas saj tregon se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së lidhur me kohën se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Ndërkohë lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i PD, e cila shprehet se kjo është një shpifje nga ana e Veliajt për të përçarë artistët.

sms-1 sms-2
<
>

Reagimi i PD

PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre. Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike.

Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet. PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.