POLITIKË

Erdogan përsëri Presidenti, Meta mesazh urimi: Në drejtimin tuaj do forcojmë marrëdhëniet e dy vendeve

15:10 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili u konfirmua President i Turqisë nga zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme.




Në mesazhin e urimit Meta, shprehet se me nën drejtimin e tij marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë do të jenë edhe më të forta, duke vazhduar kështu traditën  e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti, thekson se qytetarët shqiptar i janë mirënjohës  për mbështetjen e tij dhe për luftën kundër terrorizmit që kërcënon stabilitetin e Turqisë dhe gjithë botës.

Mesazhi i Plotë

I nderuar Zoti President,

Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk.

Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë.
Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.